EU Code Week for Schools – Bring Coding to Your Classroom
Kreu
Schools

Pse

Shkollat: sjellin Code Week te studentët tuaj

1

Pse duhet të sillni kodimin në klasën tuaj?

Si mund të përfitojnë studentët tuaj nga kodimi? Çfarë përfitimesh kam unë si mësues?

Ne besojmë se aftësitë bazë të gjithëve në një epokë dixhitale përfshijnë një kuptim të kodimit dhe të zhvillimit të kompetencave kyçe që lidhen me mendimin kompjuterik, si p.sh. zgjidhjen e problemeve, bashkëpunimin dhe aftësitë analitike.

Duke mësuar si të kodojnë, do t’u japë mundësi studentëve tuaj të jenë në pararojë të shoqërisë dixhitale kompetente, ta kuptojnë më mirë botën që i rrethon dhe të kenë më shumë shanse për të pasur sukses në jetën e tyre personale dhe profesionale.

Code Week u ofron të gjithë studentëve mundësinë që të bëjnë hapat e tyre të parë si krijues dixhitalë, duke u dhënë shkollave dhe mësuesve mundësi falas për zhvillim profesional, materiale mësimore, sfida ndërkombëtare dhe mundësi për të shkëmbyer.

2

Jeni gati për t’u përfshirë?

Organizoni një mësim, një sesion trajnimi ose një eveniment, dhe vendoseni në hartë.

Qoftë kur keni njohuri rreth kodimit ose programimit, ju mund të organizoni me lehtësi një mësim në klasën tuaj, një ditë të hapur ose një eveniment në shkollën tuaj. Thjesht gjeni një datë dhe regjistroni aktivitetin tuaj në hartën më poshtë. Nëse mendoni se ju nevojitet mbështetje për të përgatitur një mësim me kodim, kapërceni te seksioni tjetër.

Hidhuni një sy disa shembujve të aktiviteteve që po organizohen duke shfletuar hartën poshtë dhe shtoni aktivitetet tuaja për t’u bashkuar me mijëra edukatorë të tjerë në mbarë Evropën e më tej:

3

Jeni fillestar në kodim? Mos u shqetësoni

Mjetet tona ju ndihmojnë të njiheni me kodimin përpara se t’ua sillni studentëve tuaj

Nëse jeni i interesuar të sillni kodimin në klasën tuaj, por nuk dini se ku të filloni, mos u shqetësoni! Një ekip ndërkombëtar mësuesish dhe ekspertësh kanë zhvilluar një set modulesh të shkurtra trajnimi në linjë për t’ju ndihmuar që të filloni.

Nuk nevojitet përvojë e mëparshme në kodim për të ndjekur mësimet tona!

4

Po kërkoni një sfidë më shumë?

Ndërtoni një rrjet me aktivitete, përfshini sa më shumë studentë që të jetë e mundur, dhe fitoni Certifikatën e Përsosmërisë

Code Week 4 All ju sfidon të bashkoni forcat me mësuesit ose shkollat e tjera dhe të merrni pjesë në një komunitet ndërkombëtar me njerëz që mendojnë në mënyrë të ngjashme duke u dhënë studentëve mundësinë që të ndërmarrin hapat e parë në kodim. Ndërtoni një aleancë që përfshin më shumë se 500 studentë dhe do të fitoni Certifikatën e Përsosmërisë.